Imperial Cinemas - Rreth Nesh

Rreth nesh

Shoqeria “EMPIRE” sh.p.k. eshte krijuar si person juridik me ane te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr. 37508 date 13.02.2007. Shoqeria eshte e rregjistruar prane organeve tatimore me NIPT K 71618005 G. EMPIRE sh.p.k. me seli ne Sheraton Tirana Hotel, sheshi “ITALIA”, Tirane, eshte nje shoqeri me kapital financiar shqiptar. Ajo ushtron aktivitetin e saj ekonomik, duke respektuar legjislacionin shqiptar per shoqerite tregtare.

EMPIRE shpk eshte zoteruese dhe administruese e rrjetit te kinemave “IMPERIAL CINEMAS”.

HISTORIK I SHKURTER I “IMPERIAL CINEMAS”

"IMPERIAL CINEMAS" e nisi aktivitetin ne vitin 2007 ne ambjentet e hotel Sheraton me 2 salla te tipit Gold Class dhe VIP. Premiera e pare u realizua ne Qershor te 2007. Me pas ne funksion te plotesimit te kerkeses se nje audience me te gjere u zgjerua rrjeti me marrjen nen administrim te kinemase verore prane Akademise se Arteve. Nje vit me pas pjese e rrjetit Imperial behet dhe kinemaja prane qendres tregtare Kristal me 2 salla moderne dhe funksionale, dhe se fundmi projekti me i ri ishte ri-hapja e Kinema Agimi, nje veper sa nostalgjike aq edhe moderne, e konceptuar ne fjalen e fundit te teknologjise se shfaqjes se filmit, ate dixhitale tre-dimensionale (3D).

"IMPERIAL CINEMAS" ka qene promotori i risive teknologjike ne fushen e kinemase duke prezantuar para publikut Shqiptar kinemane e pare 3D (tre-dimensionale) ne Korrik te vitit 2010 dhe vetem 6 muaj me pas sallen e dyte dixhitale 3D ne ambjentet e kinema Agimi. E para shfaqje ne 3D ka ndodhur ne Korrik 2010 ne Rrjetin Imperial Qendra Kristal me ndeshjet gjysem-finale dhe finale te Kupes se Botes (FIFA World Cup 2010) ne Afrike, ku transmetimi ishte ne kohe reale nepermjet sinjalit satelitor ne 3D dhe Shqiperia bente pjese mes 25 vendeve te botes qe transmetonte keto ndeshje LIVE ne 3D. Ne kuader te risive "IMPERIAL CINEMAS" solli per here te pare dhe projeksionin LASER DIGITAL qe eshte fjala e fundit ne shfaqjet kinematografike.

“IMPERIAL SHERATON 1” perbehet nga 92 vende, me nje arkitekture te denje per nje salle moderne, ku ne saje te aparaturave dixhitale / 3D te projektimit te filmit, realizohet nje marrje ne parametrat maksimale te zerit (audio) dhe figures (video).

“IMPERIAL SHERATON 2” perbehet nga 30 vende dhe eshte konceptuar ne formen e nje HOME THEATRE, me parametra maksimale te audios dhe videos ku shfaqen filmat me te fundit ne formatin dixhital / 3D, ne te cilin harmonizohen jo vetem komforti i mobilimit me poltrona, por edhe sistemi i sherbimit ne salle, ku spektatori porosit ate cka deshiron duke ofruar intimitet dhe nje format te ri dhe te pa perjetuar me pare ne Tirane.

“IMPERIAL CINEMAS 3” sic njihet ndryshe “KINEMA AGIMI” perbehet nga 116 vende dhe ndodhet ne bllokun e pallateve Agimi, ne qender te Tiranes, prane ish-bllokut. Pas nje rikonstruksioni te ish kinema Agimi, nepermjet nje projekti ambicioz gjerman, u realizua transformimi i salles se vjeter te viteve ’50 ne nje infrastrukture moderne. Ne kete salle per here te pare ne rajonin tone mundesohet transmetimi i filmave ne formatin LASER DIGITAL / 3D si dhe pelikul 35 mm.

“IMPERIAL MOBILITY UNIT” qe njihet ndryshe dhe si kinamaja levizese ose Open Air, eshte investimi me i ri nga "IMPERIAL CINEMAS". Aparatura DIXHITALE / 3D e shfaqjes se filmit ne Dolby Digital Audio, dhe nje perde ajri (Air Screen) jane tashme me prane publikut te Tiranes dhe rretheve te Shqiperise, ku katalogu me i ri i filmave shfaqet ne kohe reale ne çdo salle, shesh e auditor, duke mundesuar aksesin e çdo qytetari dhe dashamiresi te kinemase me filmin. Ne jemi kudo fal teknologjise se re.

ZGJERIMI

Ne harkun e pak kohe rrjeti "IMPERIAL CINEMAS" do te shtrihet ne disa qytete me tradite ne kinema, duke ri-hapur dhe kthyer ne funksion te plote sallat ekzistuese te tyre per publikun e gjere. Sallat e Korces, Kavajes, Durresit, Beratit, Fierit, Vlores, Shkodres, Sarandes, Gjirokastres, Pogradecit, Lushnjes etj, do te jene te hapura per publikun. Investimi ne teknologji do te jete bashkekohor dhe sipas standarteve te kohes, nderkohe qe premierat e filmave do te organizohen ne menyre te njekoheshme me Tiranen dhe sallat e rrjetit tone.

STRATEGJIA E SHOQERISE

Strategjia e shoqerise eshte detyrimi i saj i perhershem per te ofruar hapesire zgjedhje sherbimesh, risi ne teknologji, cilesi te larte e ne rritje te klienteles, konsolidim te pozicionit paraprires ne treg si edhe qendrim proaktiv ndaj zhvillimeve te pritshme ne treg lidhur me zhvillimin e nevojave dhe shijeve te audiences si edhe rritjen e pritshme te konkurences. Zgjedhja e kujdesshme e filmave te shfaqur ne ekranin e kinemase bazuar ne analizen e segmentimit social-demografik dhe ekonomik te popullsise se kryeqytetit, promovimi i filmave nepermjet medias se shkruar dhe elektronike, shfaqja e filmit ne ambjente sa me komforte dhe luksoze, i kane bere ambjentet e kinemase gjithmone e me te dashura dhe te frekuentuara nga klientet. Per shoqerine tone punojne nje grup i gjere profesionistesh te fushes se kinemase dhe filmit; kjo eshte tashme nje strukture e mire-menaxhuar, dhe me vizion te qarte te rritjes. Shoqeria eshte pozicionuar qenesishem ne treg dhe ofron mundesi reale per shtim te larmise se filmave te shfaqur dhe tashme prej disa vitesh dhe me teknologjine me te fundit te krijuar, Kinemane Dixhitale 3D. Gjithe rrjeti "IMPERIAL CINEMAS" eshte i dixhitalizuar / 3D.

AKTIVITETI EKONOMIK & STATISTIKA

Aktiviteti ekonomik i rrjetit "IMPERIAL CINEMAS" filloi ne Qershor 2007. Fale nje fushate te rendesishme dhe te efektshme publicitare, brenda nje kohe shume te shkurter rrjeti i kinemave zuri nje vend te rendesishem ne jeten kulturore te kryeqytetit. Prej fillimit te aktivitetit, numri i spektatoreve ka kaluar shifren e 180,000 personave ne vit. Fale profesionalizmit dhe perkushtimit te stafit te shoqerise, rrjeti 'IMPERIAL CINEMAS" ka krijuar nje pozite leader ne tregun e kinemave te Shqiperise, duke u shnderruar ne nje qender te mirefillte ne kultivimin dhe zhvillimin e kultures dhe artit. Bazuar ne analiza te hollesishme si dhe ne sondazhe te pavarura, te cilat jane kryer ne periudha periodike kohore, jepet kjo pasqyre e perqindjeve, qe zene sipas moshes frekuentuesit e kinemave te rrjetit “IMPERIAL CINEMAS":

      • Mosha nen 14 vjec 10 %
      • Mosha 14 - 30 vjec 40 %
      • Mosha 30 - 60 vjec 40 %
      • Mosha mbi 60 vjec 10 %

 

 

STATISTIKA

Nje prezantim i detajuar i sallave te Kinemave “Imperial Sheraton 1”, “Imperial Sheraton 2”, “Imperial Agimi 3”, “Imperial Mobility Unit”.

“Imperial Sheraton 1” Hotel Sheraton. Pamja grafike e fluksit te personave sipas orareve.

“Imperial Sheraton 2”. Pamja grafike e fluksit te personave sipas orareve.

“Imperial Agimi 3”. Pamja grafike e fluksit te personave sipas orareve.

“IMPERIAL MOBILITY UNIT”

Filma në imperial